Një fëmijë i lindur me një anomali tepër të rrallë, ka festuar ditëlindjen e tij të dytë.

Ai është Jaxon Buell, mbijetesa e të cilit është konsideruar si një mrekulli, pasi atij i mungonte pjesa më e madhe e kafkës.

femija 2

Nuk pritej që vogëlushi të mbijetonte, pasi një dëmtim i trurit i quajtur “anencephaly” ishte konstatuar me ultratinguj.

Për këtë, mjekët e këshilluan nënën e tij që ta abortonte, për shkak se ai kishte gjasa të vdiste gjatë shtatzënisë.

Por, prindërit e tij, Brandon dhe Brittany Buell nuk pranuan të hiqnin dorë.

femija 3

Sot ata janë më të lumtur se kurrë duke festuar 2-vjetorin e lindjes së mrekullisë së tyre.

“Si sot dy vjet më parë ka lindur Jaxon Emmett Buell dhe jetët tona ndryshuan përgjithmonë,”

shkruan prindërit e tij në Facebook./tvklan.al