Gjigandi turk synon të largohet nga Superliga, alternativë Franca e Spanja

Tërheqja nga Superliga turke nuk është vetëm një ide për Fenerbahçe. Gjiganti nga Stambolli ka thirrur në një asamble të gjithë drejtuesit e klubit për të vendosur në tryezë të gjitha opsionet pas sherrit masiv të ndodhur në fushën e lojës në përballjen kundër Trabzonspor.

Fenerbahçe ka thirrur Asamblenë e Përgjithshme të Jashtëzakonshme për të martën e ardhshme, më 2 prill, ku do të vendoset nëse klubi do të vazhdojë në Superligën turke apo do të largohet nga ajo. Pa dyshim, kjo është një situatë e paprecedentë, por e bën gjithnjë e më të zbatueshme opsionin që skuadra verdheblu të mos vazhdojë në Superligën Turke.

Sipas platformës dixhitale turke ‘BPT’, Fenerbahçe tashmë ka disa opsione. Katër kampionate mund të presin në aksion skuadrën turke në rast se vendos për tu larguar nga kampionati aktual. Ndër ato që kanë tërhequr vëmendjen janë dy kampionatet kryesore të Europës, elita franceze dhe ajo spanjolle, të cilët janë në rivalitet me kampionatin holandez dhe atë belg.

Diçka që do të sillte padyshim një skenar interesant dhe njëkohësisht të çuditshëm pasi një gjë e tillë do të ndodhte për herë të parë në Europë. Rast i ngjashëm mund të konsiderohet edhe ai i Vaduz, që garon në kampionatin zvicerian dhe njëherësh merr pjesë në Kupën e Lihtenshtejnit.

Klan News