Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman disa kohë më parë kanë treguar në rrjetet sociale se do bëhen prindër për herë të dytë.

Së fundmi familjet e tyre janë mbledhur së bashku për të darkuar dhe për të festuar ditëlindjen e Tolganit, ku aty aktori mori dhe dhuratën më të bukur, zbulimin e gjinisë së bebit që ata presin të vijë në jetë.

Almeda i dha atij një dhuratë dhe kur e hapi, doli një veshje për bebe ngjyrë të kuqe. Aktori sapo e pa u emocionua dhe u lumturua pa masë. Momentin kur ai mori vesh gjininë e fëmijës, e ka publikuar në Instastory dhe shprehet se është dhurata më e bukur që mund të merrte.

“Ky lajm ishte dhurata ime më e bukur për ditëlindje! E gjithë familja u mblodh rreth tavolinës për ditëlindjen time dhe mora lajmin më të bukur që mund të merrja”, ka shkruan Tolga. /tvklan.al