2499

Komisioni Etik i FIFA-s nuk ndalet me ndëshkimet te zyrtarët e lartë të futbollit. Pas vendimit për të përjashtuar Sep Blater dhe Mishel Platini, radhën e kishte ish-sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Valcke.

Ai ndalohet të marrë pjesë në çdo aktivitetet që kanë lidhje me futbollin për 12 vitet e ardhshëm. Jerome Valcke, i cili është shkarkuar nga pozicioni i drejtues në FIFA muajin e kaluar, duhet të paguajë edhe 100 mijë franga zvicerane gjobë.

Valcke akuzohet se është përpjekur të shesë të drejtën televizive të dy botërorëve të radhës me një çmim më të ulët se ai i tregut. Ai më pas është përpjekur të pengojë organet e drejtësisë duke shkatërruar provat.

Tv Klan