Loret Sadiku nuk mund të luajë për Kosovën. FIFA nuk pranoi kërkesën e mbrojtësit 25-vjeçar, sipas gazetës “Koha Ditore”.

Gjithçka ka të bëjë me një kërkesë të mëparshme të futbollistit që dëshirote të përfaqësonte Shqipërinë. Loret Sadiku në të kalurën veshi fanellën e Suedisë U21 dhe u grumbullua me Kombëtaren A të Shqipërisë, por pa mundur të luajë.

Sadiku, i cili është pjesë e Kasimpashës në Turqi, u afrua te përfaqësuesja e Kosovës, por luajti vetëm në takime jo zyrtare. Pas pranimit të Kosovës nga në FIFA dhe UEFA, pati disa kërkesa për të mbajtur këtë fanellë.

Tv Klan