Pierpaolo Fikara ishte fituesi i etapës së parë të Rrethit Çiklistik të Shqipërisë e mbajtur të shtunën. Çiklisti i ekipit shqiptaro-italian e mbylli këtë provë 165 kilometra të gjatë, nga Tirana në Korçë ,për 3 orë, 50 minuta e 35 sekonda.

Një etapë ku nuk mungonin ngjitjet e vështira.

Kjo është hera e parë që Rrethi Çiklistik i Shqipërisë ka pjesëmarrjen e shumë ekipeve të huaj dhe është pjesë e kalendarit të federatës botërore. Ky aktivitet do të zgjasë deri më 24 Maj.

Tv Klan