Lajme Arkiva 2003

Ka nisur hetimi për disa uzina dhe fabrika të ish Kombinatit Metalurgjik në Elbasan. Zyra e krimit ekonomik në drejtorinë e policisë së këtij qarku deklaron se kanë mbledhur prova të mjaftueshme për të vërtetuar se disa ish drejtues dhe punonjës të administratës janë të përfshirë në skandale financiare sipas burimeve të kësaj zyre në qendër të vëmendjes është uzina e prodhimit të kosit.

Të njëjtat burime thonë se nga kontrolli i shtuar në dokumentacion vihet re se janë bërë shkelje të barazisë në tendera dhe si pasojë shtetit i është shkaktuar një dëm prej 200 milionë lekësh të vjetra.

Paralelisht me këto zyra e krimit ekonomik në Elbasan po zbardh edhe një skandal tjetër financiar si pasojë e abuzimeve në uzinën e prodhimit të gizës ndërsa janë bërë të njohura tashmë shkeljet financiare në uzinën e oksigjenit.

Dosja pritet të mbërrijë gjatë kësaj jave në prokurori. Por ndërsa policia ka përgatitur një listë për personat përgjegjës lidhur me këto shkelje bëhet e ditur se një pjesë e tyre ish drejtues të Uzinave dhe Fabrikave të Metalurgjikut janë larguar nga Shqipëria dhe shumica ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./tvklan.al