Marrin kredi nga bankat shtetërore dhe nuk shlyejnë borxhin bankar. 1200 kreditor nga Prefektura e Elbasanit kanë marrë gjatë këtyre viteve para nga banka të niveleve të ndryshme, por nuk kanë shlyer më pas shuma të caktuara pranë sporteleve të bankës.

Agjencia rajonale për kthimin e kredive llogarit se dëmi është 1.5 miliard lekë. vjelja e këtyre kredive është edhe një kusht nga Banka Botërore për vazhdimi e projekteve për Shqipërinë. Shumë nga kreditorët kanë ndryshuar edhe vendbanimet apo janë larguar nga Shqipëria.

Pas kësaj zyra rajonale për krimin ekonomik dhe financiar në drejtorinë policisë ne Elbasan ka filluar hetimet dhe më pas pjesa më e mirë e kredimarrësve mashtrues janë dërguar në Prokurori ku ka filluar edhe ndjekja penale ndaj tyre./tvklan.al