Lajme Arkiva 2003

20 shtëpi banimi janë legalizuar deri më tani në Bathore që pas protestave të disa muajve më parë. Kjo shifër edhe pse e vogël sipas kryetarit të njësisë së Bathores do të rritet me kalimin e kohës.

“Kanë depozituar kërkesa rreth 200 familje. Deri tani kanë përfunduar rreth 20 familje realizimin e plotë të tyre”.

Por rruga është e gjatë deri në përfundimin e legalizimit të shtëpive të 4.600 familjeve të kësaj zone. Për të arritur deri më këtu fillimisht 21.000 banorët e Bathores duhet të regjistrohen në zyrat e gjendjes civile.

“Në zyrën e gjendjes civile të njësisë së bathores janë të regjistruar 21.150 banorë. Nga këto janë 4600 familje të cilët janë të ardhur nga të gjitha zonat e Shqipërisë”.

Ndërkohë pjesa më e madhe e banorëve të lagjeve 4, 5 dhe 6 nuk janë regjistruar shtëpitë në bathore vazhdojnë të mbijnë po si kërpudha pas shiut.

“Banorët të ardhur nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë këtu në Bathore kanë shfrytëzuar çdo metër tokë për të ndërtuar banesa. Megjithatë mundi ka qenë i vogël, ky është edhe rasti i bunkerit i cili ndodhet mbrapa shpatullave të mia, që tashmë është kthyer në banesë”.

Në Bathore tregojnë se tani që është hapur çështja e legalizimeve ka një dyndje të popullsisë,  kryesisht nga veriu i vendit. Regjistrimi i lindjeve, martesave dhe vdekjeve është në qendër të një fushate sensibilizuese edhe të ministrisë së pushtetit vendor dhe decentralizimit.

“Ne mendojmë se brenda një kohë shumë të shkurtër e gjithë popullsia që banon aktualisht në Bathore do të jetë e regjistruar në regjistrat e gjendjes civile. Ky proces do të ndihmojë shumë edhe procesin e legalizimit të pronave të tyre sepse kushti i parë për tu pajisur me dokumentacion është vërtetimi që je banor i asaj zone”.

Por duket se kaq nuk mjafton për ti çuar të ardhurit nga zona të ndryshme të vendit në zyrat e gjendjes civile apo të paraqesin dokumentet në njësinë e bathores për të kërkuar legalizimin e shtëpive.  Shumë prej tyre janë mosbesues.

Gazetarja: A e dini se janë legalizuar 20 shtëpi?

Banor: S’më mbushet mendja, vetëm gënjeshtra janë. Kryetari i njësisë është i emëruar, nuk është i votuar.

Banore: Ne kemi ardhur nga Dibra.

Gazetarja: Sa keni shpenzuar për shtëpinë?

Banore: Për shtëpinë kemi shpenzuar 20 milionë. Kërkoj ujë, drita, rruga.

Gazetarja: Në çfarë viti jeni regjistruar si banorë i Bathores?

Banor: Në vitin 1995 si banues i Bathores këtu  në Bathore. Kjo është bërë shumë mirë dhe kemi shume shpresë se do të vazhdojë legalizimi i shtëpive.

Shumë kërkojnë me detyrim legalizimin e shtëpive edhe pse nuk i dinë hapat që duhet të ndjekin për ta kërkuar atë, ndërsa të tjerë shpresojnë të qeveria.

Banor: Sa gur që ka toka, sa jetë që ka qielli, sa valë që ka deti sikur të vinte dorë qeveria nuk do të bëhej kiameti./tvklan.al