Me sa duket  Harvey Weinstein do të hyjë në historinë kinematografike hollivudiane, jo vetëm si producent i suksesshëm, por edhe si përdhunues e ngacmues seksual. Kontributor në këtë është Brian De Palma, i cili po shkruan skenarin e një filmi horror bazuar në skandalin Weinstein.

Regjisori, i njohur për filmin e famshëm Scarface dhe atë Horror Carrie, thotë se protagonisti nuk do të quhet Harvie, por në qendër të tij ka një agresor seksual që vepron në Hollivud dhe do të jetë horror.

De palma tha se regjisorët nuk mund të dhunojnë besimin apo dashurinë e aktoreve, vetëm për shkak të epshit të tyre. Weinstein mund të përballet me 25 vjet burg nëse dënohet për akuzat e përdhunimit ose abuzimit seksual.

Tv Klan