Një muaj më parë emri i saj u shkrua mes tre finalistëve të “X Factor Albania 5” në Tv Klan. Por, vite më parë, Kleansa Susaj konkurroi te “Gjeniu i Vogël”, ku nuk mori një përgjigje pozitive.

E pavarësisht kësaj, ajo tregoi sonte “Në Kurthin e Piter Pan” se nuk u dorëzua, punoi fort, provoi sërish dhe më në fund ia doli.

Elia: Ti ke fituar gjithmone ke fituar?

Kleansa: Jo, nuk fitoj gjithmonë. Kur realizohej “Gjeniu i Vogël” erdha në audicione. U përzgjodha mes 36 më të mirëve, por nuk kalova në finale. Gjithsesi, nuk u ndala dhe ja këtë vit arrita në finalen e X Factor. Kështu që, mos u dorëzoni kurrë për ëndrrat tuaja./tvklan.al