Shqipëria renditet në vendin e 87-të në raportin botëror, Kosova e 29-ta

Nëse dëshironi të jetoni të lumtur duhet të jetoni në Finlandë pasi ky shtet është renditur për të shtatin vit rradhazi si vendi më i lumtur në botë nga një raport i OKB-së.

Raporti botëror i lumturisë merr parasysh indikatorë shumë të ndryshëm socialë, ekonomikë dhe kulturorë, por një nga faktorët më të rëndësishëm ka të bëjë me nivelin e besimit të opinionit publik mbi institucionet e vendit, qeverisjes dhe solidaritetit social.

Finlanda e cila është në krye të listës për të shtatën vit radhazi, ndiqet nga Danimarka dhe Islanda. Sipas raportit, Norvegjia, Suedia, Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja janë vende ku të moshuarit tani janë dukshëm më të lumtur se të rinjtë, ndërsa e kundërta ndodh në Portugali dhe Greqi.

Shqipëria rendit e e 87-ta në këtë listë duke shënuar një rënie në lidhje me një vit më parë, ku renditej në vendin e 83-të. E përfshirë në listë është edhe Kosova, e cila ka ruajtur vendin e 29-të.

Lumturia në mesin e të rinjve, të moshës 15-24 vjeç, gjithashtu ka rënë ndjeshëm në Amerikën e Veriut. Afganistani dhe Libani i shkatërruar nga lufta mbeten dy vendet më të palumtura në botë.

Klan News