Një fitore që i jep pushtet më të madh presidentit Erdogan, por pa shkëlqimin që pritej. Me 99.3 për qind të votave të numëruara rezultati është 51.34 për qind të favor të ndryshimeve kushtetuese dhe 48 për qind kundër masave të propozuara. 

Por, teksa mbështetësit e presidentit turk kanë nisur festimet, opozita deklaroi se do te kontestojë 60 % te votave nën argumentin se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka pranuar vota të pavulosura.

Fillimisht pati një epërsi të dukshme në mbështetje të Erdogan por më pas diferenca e votave u ngushtua ndjeshëm. Qytetet e mëdha si Stambolli, Ankaraja dhe Izmiri i kanë thënë “JO” presidentit Erdoan, ndërsa partia e këtij të fundit ka dominuar në zonat e varfra të vendit. 

Vetë Erdoan përshëndeti rezultatin e referendumit duke dërguar mesazhe bashkimi për popullin.

Rexhep Taip Erdogan – Presidenti i Turqisë: “Këtu e 100 vjet  diskutojmë për sistemin tonë të qeverisjes dhe sot Turqia mori një vendim historik”.

18 ndryshime kushtetuese do të konvertojnë sistemin qeverisës të Turqisë, nga parlamentar në presidencial. Si rrjedhim zyra e kryeministrit do të shfuqizohet dhe kompetencat ekzekutive e tij do të kalojnë në dorë të presidentit.

Ndryshimet e propozuara do t’i japin te drejtën presidentit te emëroje ministrat dhe zyrtarët e lartë të qeverisë si dhe gjysmën e anëtareve të organizmit më të lartë të drejtësisë në Turqi. Presidenti do të ketë gjithashtu të drejtë të shpallë dekrete dhe të deklaroje gjendje emergjence.

TV Klan