Temperaturat e larta sollën një rritje të vizitorëve vendas dhe të huaj në Vlorë, të cilet shfrytëzuan jo vetëm për të marrë rreze dielli, por edhe për t’u larë në det.

Vizitorët thonë se po i shfrytëzojnë këto ditë të ngrohta me diell.

Distanca e afërt mes Kosovës dhe bregdetit të Shëngjinit ka sjellë këtë fundjavë më tepër pushues nga Kosova, të cilët njihen edhe si pushuesit besnikë.

Ndonëse sezoni turistik nuk ka nisur ende zyrtarisht, njësitë e shërbimit si akomodimi, ashtu dhe baret e restorantet kanë nisur punën më herët dhe me prenotime në hotele.

Për të përballuar temperaturat e larta nëëe këtë fundjavë, qytetarët në Shkodër kane preferuar Shirokën, në freskinë e liqenit.

Tv Klan