Cani

Përmbushja e kërkesave të FMN-së për programin ekonomik dhe reformat fiskale e ato strukturore të ndërmarra nga qeveria do t’i mundësojnë Shqipërisë lëvrimin e këstit të radhës prej 53 milionë eurosh janarin e ardhshëm.

Në fund të bisedimeve njëjavore me qeverinë shqiptare, shefi i FMN-së për Shqipërinë Nadem Lahi u shpreh i kënaqur me ecurinë e politikave të qeverisë duke parashikuar një rritje ekonomike 2 për qind në vitin 2014.

Lahi konfirmoi po ashtu se reforma në sektorin energjetik ishte pjesë e bisedimeve me FMN-në dhe çdo ristrukturim i tarifave është në përputhje me kuadrin fiskal.

Por misioni mbetet i shqetësuar për aktivitetin nën potencial të ekonomisë shqiptare dhe mungesën e dëshirës nga bankat për të kredituar biznesin.

Nafta, eksportet dhe shlyerja e detyrimeve për sipërmarrësit ndikuan në rritjen ekonomike të këtij viti.  Ministrat Cani e Ahmetaj konfirmuan se deri në fund të 2014-s shuma totale e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura për biznesin do të jetë 35 miliardë lekë, ndërsa deri tani janë paguar 23 miliardë.

Tv Klan