fmn_krediFondi Monetar Ndërkombëtar ka miratuar kredinë prej 330.9 milionë eurove për qeverinë shqiptare. Zyrtarizimi i saj i hap rrugë disbursimit të menjëhershëm të një fondi prej 26,4 milionë euro.

Përmes një njoftimi zyrtar, FMN bëri të ditur se kredia do të përdoret për të mbështetur programin e reformave të qeverisë.

Sipas FMN, kredia do të ndihmojë Shqipërinë të përmbushë nevojat e saj për financim të jashtëm dhe paralelisht siguron mbështetjen e nevojshme për të forcuar qëndrueshmërinë e borxhit publik, duke e vendosur ekonominë në një trajektore të qendrueshme rritjeje.

Qeveria shqiptare pritet të tërheqë rreth 120 milionë dollarë këtë vit, nga kredia e FMN për të shlyer pagesat e prapambetura ndaj biznesit.