fmn_1

Fondi Monetar ndërkombëtar, në raportin e saj më të fundit për perspektivën ekonomike globale, ka zyrtarizuar pritshmëritë e saj në ulje për rritjen ekonomike të këtij viti në Shqipëri dhe deri në vitin 2020. Për 2015 – ën FMN nga 3% parashikon një rritje vetëm 2.7% në Shqipëri. Një parashikim të tillë bëri edhe qeveria me rishikimin e buxhet 2015, por edhe institucione të tjera si Banka e Shqipërisë.

Për vitin 2016, ekonomia shqiptare sipas FMN pritet të rritet me 3.4%, nga 4% që ishte pritshmëria në raportin e mëparshëm të prillit. Ky parashikim i FMN është në të njëjtat parashikime si qeveria shqiptare. Sipas parashikimeve të FMN Shqipëria është e parafundit në rajon për rritjen ekonomike, duke qendruar pas Serbisë.

Një ditë më parë INSTAT publikoi të dhënat për rritjen ekonomike për tremujorin e dytë të këtij viti, sipas të cilës rritja ekonomike vlerësohet 2.53 %  më e lartë se e një viti më parë.

Tv Klan