Tiny Bella Cole është vetëm 8- muajshe, por  ka flokë shumë mbresëlënës, pasi  ato janë shumë të gjatë. Të gjithë njerëzit që e shikojnë mendojnë se ajo është një kukull, ndërsa të tjerë shprehen se ajo ka paruke dhe jo flokët e saj.

Sa herë që nëna e saj Bella Phillipa Rabbitts, 27- vjeçe, del me vajzën e saj shëtitje është e pamundur që kalimtarët të mos e pyesin për vërtetësinë e flokëve.

Philippa, nga Chelmsford, ka thënë: ”

Cole është lindur me operacion dhe në momentin që ajo lindi unë u shokova teksa e pashë sepse kishte shumë flokë dhe të gjatë

.

Edhe pse është aq e vogël, nëna e saj është shprehur se duhet të përdorë tharësen për t’i tharë flokët vogëlushes, pasi ato janë të gjatë dhe shumë të dendur.

“Nuk mund ta le vajzën me flokë të lagura, prandaj më duhet të përdor tharësen, edhe pse ajo është vetëm një foshnjë”, është shprehur 27-vjeçarja./tvklan.al