Një çift i talentuar kanë vendosur të rikrijojnë kryeveprat e piktorëve të mëdhenj si Van Gogh,Chagll, Renoir etj, në krem.

Artistja Nastasja Chernogrivova dhe Vitali Mozkovoy, nga Shën Petersburg, Rusi, kanë vendosur që të kombinojnë talentin e tyre për të krijuar torta në versionin artistik.

Çifti prej vitesh punonte së bashku në bërjen e ëmbëlsirave, por vetëm kohët e fundit u ka ardhur në mendje ideja për ta kthyer punën e tyre në art.

Chernogrivova tha se me këtë ata donin të sillnin diçka të re dhe ndryshe nga tortat e zakonshme.

“Piktura është pasioni im kryesor në jetë, kështu që vendosa ta shfrytëzoj atë”, tha ajo./tvklan.al