Durrës- Prej kohësh mbahej nën vëzhgim… Për 24-vjeçarin Migel Shabani, policia e Durrësit kishte informacione se merrej me drogë. Kështu gjatë një kontrolli në banesën e tij, në lagjen numër 13 të qytetit bregdetar policia gjeti 8 kg kanabis.

dr 1

Droga ishte e mbështjellë dhe gati për shitje. Po ashtu policia gjeti dhe një pistoletë, “E-Kol” me 68 fishekë./tvklan.al