Dy studente holandeze kanë nxjerrë në shitje virgjërinë e tyre dhe janë zotuar se do ta shesin për atë që jep ofertën më të lartë.

Lola 18 vjeç dhe Monica 20 vjeç kanë nxjerrë virgjërinë në ankand në një faqe interneti gjermane që është e fshehtë.

Lola pretendon se “e virgjër e verifikuar” dhe për këtë ka një çertifikatë mjekësore si dëshmi. Ajo thotë se me paratë që do të fitojë do të paguajë shkollën dhe borxhet e familjes së saj.

Kurse 20-vjeçarja Monika thotë se nuk ka gjetur dikë me vlerë për t’i dhënë virgjërinë dhe për këtë arsye ka vendosur ta shesë. Ashtu si Lola, edhe Monica paratë do t’i përdorë për të paguar universitetin.

Oferta minimale për të dyja, Lolën dhe Monicën, nis nga 20 mijë Paund. Ato do t’ia shesin virgjërinë ofertuesit më të lartë. /

tvklan.al