Një fotograf ka dokumentuar jetën e një familje kineze që jeton brenda një apartamenti 32 metër katror në një lagje kinezësh në New York.

Këto imazhe prekëse përfshijnë jetën e vështirë të familjes prej thuajse një dekade.

Fotografi Thomas Holton në vitin 2003 u  takua me Steven dhe Shirley Lam dhe tre fëmijët e tyre, Michael, Franklin dhe Cindy.

Familja jetonte në një apartament në katin e pestë në një ndërtesë shumëkatshe në rrugën Ludlow.

Puna e Holton nisi fillimisht si një projekt për temën e tij të masterit në Shkollën e Arteve, por më pas teksa fotografi nisi të njihej me familjen, të merrte fëmijët nga shkolla, të vizitionte të afërmit e tyre në Hong Kong dhe Kinë, madje mori dhe Cindy-n si vajzën e luleve kur ai u martua, projekti u bë akoma më shumë personal.

13 vite më vonë Holton ka bërë edhe një libër “Lamsat e Rrugës Ludlow”, i cili u publikua këtë muaj nga Kehrer Verlag./tvklan.al