Trupi i ngordhur i një krijese misterioze deti doli në bregun e një plazhi në Indonezi.

Karkasa gjigande, rreth 12 metra e gjatë e disa metra e gjerë, u zbulua nga Asrul Tuanakota, banor i zonës në brigjet veriore të ishullit Seram, provinca Maluku.

37 – vjeçari fillimisht mendoi se krijesa ishte një anije, por kur u afrua kuptoi se ishte gabuar.

Që prej atij momenti, banorë të shumtë kanë shkuar për të parë nga afër këtë krijesë, që ende nuk dihet se çfarë është.

Ata kanë kërkuar ndihmën e ekspertëve për të hequr nga bregu mbetjet e saj.

Më herët gjatë këtij vitit, në ujërat e Filipineve doli një tjetër krijesë gjigante me flokë. Pavarësisht spekulimeve, ajo u identifikua më vonë si balenë./tvklan.al