Karikusi i një telefoni për pak sa nuk i ka marrë jetën nënës dhe tre fëmijëve të saj.

Donna Burton ishte ulur me tre fëmijët e saj, të moshës 11, 12 dhe 18 vjeç, për të parë TV mbrëmjen e së hënës, kur po ndjente një erë të djegur që vinte nga dhoma e djalit të saj. Ajo u çua menjëherë nga divani dhe vuri se ishte djegur mbulesa e krevatit të djalit, pasi karikuesi kishte marrë flakë.

(Banesa e djegur)

Ajo është detyruar të braktisë shtëpinë.

Burton ka marrë menjëherë zjarrfikësen në telefon. Shërbimet e fikjes së zjarrit kanë mbërritur në banesë, por pjesa më e madhe e shtëpisë ishte shkrumbuar. Atyre ju desh që të luftonin për disa orë më flakët e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur në Bournemouth, Dorset, Angli.

(Dhoma e gjumit e shkrumbuar)

Zjarrfikëset evakuuan dhe disa banorë të tjerë të pallatit, pasi tymi ishte përhapur edhe jashtë shtëpisë së zonjës Burton.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk askush nuk u plagos.

/tvklan.al