I shtrirë përtokë pasi u qëllua në kraharor. Është ky momenti kur xhihadisti i lindur në Britani, Khalid Masood u neutralizua nga autoritete britanike, ndërsa në anën tjetër ndodhet i plagosur rëndë efektivi i policisë, Keith Palmer.

Mësuesi i Anglishtes Masood, i konvertuar në mysliman, i cili lindi nën emrin Adrian Elms në Kent, u qëllua për vdekje pranë parlamentit, pas sulmit brutal të së mërkurës në Westminster.

Në këto imazhe të publikuara këtë të premte, ai shfaqet përtokë i rrethuar nga oficertët e policisë, pasi është qëlluar.

Terroristi 52 – vjeçar, i cili kishte disa precentë të mëparshëm penalë, përfshirë goditjen me thikë të një personi në Birmingham, mendohet se është radikalizuar në Arabinë Saudite.

Ai kishte punuar për 4 vjet në Lindjen e Mesme përpara se të rikthehej në Britaninë e Madhe për t’u punësuar si mësues në Luton, Bedfordshire. Në 2012 –ën, ai nisi biznesin e tij West Midlands.

Një natë më parë, numri i viktimave të pafajshme shkoi në 4, pasi 75 – vjeçari Leslie Rhodes i cili ndërroi jetë një natë më parë. Me dhjetëra të tjerë mbeten ende në spital.

Ai vrau gjithashtu nënën e dy vajzave të mitura, Aysha Frade, 43 – vjeç, efektivin e policisë Palmer, 48 – vjeç dhe turistin amerikan Kurt Cochran, 54 – vjeç, përpara se të ekzekutohej nga policia./tvklan.al