Fytyra e një burri britanik i cili vdiq rreth 700 vite më parë është “risjellë në jetë” falë përdorimit të teknologjisë rindërtuese.

Njeriu mesjetar u varros sëbashku me qindra persona të tjerë në një varr masiv nën Old Divinity School të St John’s College, në Universitetin e Cambridge, Britani e Madhe.

Duke studiuar eshtrat e tij dhe duke bërë bashkë pjesët e fytyrës dhe historinë biologjike, arkeologët thonë se shpresojnë që të kuptojnë jetën e panjohur të njerëzve të varfër të shekullit të 13 – të.

Pjesa më e madhe të dhënave mbi njerëzit e asaj periudhe janë për të pasurit dhe financat e tyre. Sipas ekspertit John Robb, në atë kohë, sa më pak para e prona të kishe, aq më shumë gjasa kishte që askush të mos shkruante asgjë për ty.

Ndaj sipas tij, skeletë si ky i këtij burri është një mënyrë shumë e mirë për të mësuar më shumë sesi jetonin njerëzit e varfër në atë kohë.

Për këtë arsye ekspertët studiuan skeletin e një burri, të cilin e pagëzuan me emrin

Context 958.

Falë matjes së kockave të legenit, arkeologët mundën të përcaktonin se ai ka qenë rreth 40 – vjeç kur vdiq.

Duke analizuar nofullën, kockat e mollëzave dhe kafkën, shkencëtarët arritën të ndërtonin përafërsisht fytyrën e

Context 958

. Ndërsa analizimi i shtyllës së tij kurrizore çoi në konkluzionin se kishte bërë punë të rënda krahu dhe se vuante nga hernia diskale dhe mundësinë dhimbje kronike të mesit./tvklan.al