Rita Ora habiti ndjekësit e saj të shumtë kur postoi një fotografi në rrjetet sociale, ku tregoi dhëmbin e ri prej floriri. Në fakt bëhej fjalë për makiazhin që këngëtarja me origjinë shqiptare, kishte bërë me rastin e festave.

Megjithatë duket se kjo nuk ishte zgjedhja më e duhur, pasi të shumtë ishin ata që e cilësuan si të tmerrshëm e të shëmtuar.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”394″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]Në klipin që këngëtarja 27-vjeçare postoi në Instagram, ajo shfaqej e gjitha me shkëlqim dhe plot hare.

Pavarësisht kësaj fansave u tërhoqi vëmendjen dhëmbi i saj prej ari, që nuk nguruan ta kritikonin. Fatmirësish bëhej fjalë vetëm për një zbukurim të përkohshëm…

/tvklan.al