Tre të rinj janë arrestuar nga Policia e Tiranës për shpërndarje të lëndëve narkotike në zona të ndryshme, kryesisht nëpër gjimnaze. Ata janë Elia Shahu 21 vjeç, Fatjon Ormani 21 vjeç dhe Elton Laçi 24 vjeç.

Policia thotë se në banesën dhe lokalin e Elton Laçit në Paskuqan gjetën 2.3 kg kanabis, një çifte dhe 4 fishekë.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale të “Prodhim  dhe  shitje të  lëndëve  narkotike e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

/tvklan.al