Gjithçka nisi pas divorcit jo të paqtë nga bashkëshorti. Miss Brukseli 2010 nuk e përballoi mirë ndarjen dhe u prek nga anoreksia.

Tashmë që gjithçka ka kaluar, aktorja, modelja dhe këngëtarja Ajshe Akin ka vendosur të ndajë historinë e saj me publikun dhe të ndërgjegjësojë sa mundet njerëzit për rrezikun e kësaj sëmundjeje.

Nuk e kam problem të ndaj këto foto me të tjerët”, tha ajo, “pasi tani jam shëruar plotësisht. Tani i shikoj këto foto dhe ndihem falënderuese, u ktheva nga humnera”.

Kjo Ajshe që shikoni në foto jam unë! Shumë e lumtur nga jashtë, por një Ajshe qe qante sa herë ishte vetëm dhe që jetonte një jetë ferr

”.

Ajo tha se fotot që po shpërndante për publikun ishin foto shumë private të sajat, por ka vendosur t’i publikojë për të ndihmuar të gjithë ata që po luftojnë me këtë sëmundje.

Ah sikur të gjithë të ishim të ndërgjegjshëm rreth kësaj sëmundjeje shumë serioze

”, shkroi aktorja bukuroshe në një postim në rrjetet sociale./tvklan.al