Mali i Etna-s, vullkani më aktiv në Europë dhe një prej më aktivëve në botë ka shpërthyer sërish në shtetin fqinj të Italisë.

Vullkani u rizgjuar nga gjumi tetë-mujor duke dhuruar një shpërthim spektakolar drite deh pluhuri në ishullin e Sicilisë.

Shpërthimi speaktakolar nisi të hënën dhe u lehtësua në orët e para të së martës. Instituti Kombëtar i Vullkanologjisë tha se nuk kishte rrezik për banorët apo për avionët që fluturonin në zonë.

Instituti tha se vullkani ishte shoqëruar me lëkundje të nëndheshme, por theksoi se nuk kishte ndryshime të rëndësishme në strukturën e vullkanit që të shkaktojnë alarm.

Vullkanologjisti i burosë së Katanias, Boris Behncke, tha se llava po lëvizte ngadalë dhe kishte avancuar vetëm gjysmë miljeje drejt jug-jugperëndimit.

Etna karakterizohet nga shpërthime të shpeshta dhe mesatare. Shpërthime të vogla ndodhin çdo pak muaj, i fundit ndodhi në muajin Maj të vitit të kaluar./tvklan.al