Ata ishin në hall prej kohësh, pasi “grabitqari” hante lopët e tyre. Bëhet fjalë për një krokodil, rreth 5 metra të gjatë, që është vrarë në Okeechobee, Florida, të SHBA-ve.

Kanë qenë pronarët e fermës, “OutWest” ata që janë hakmarrë me grabitqarin, i cili peshonte 363 kg. “Ne zbuluam mbetjet e bagëtive në ujë. Ishim të detyruar të besonim se ishte aligatori ai që po sulmonte lopët kur ato pinin ujë në pellg”, ka thënë njëri nga pronarët e fermës.

Zvaraniku ishte aq i madhe sa u përdor një traktor për ta nxjerrë nga uji. Me pas edhe disa foto për t’i treguar gjithë botës, “zotësinë” e tyre./tvklan.al