Një grua ka mbetur e verbër dhe ka humbur aftësinë të flasë, pasi goja e saj është shkrirë nga një sulm me acid në fytyrë nga bashkëshorti i saj.

Atsede Nigussiem, 26 vjeç, ishte në shtëpinë e saj në Tigrai, Etiopi, kur i hapi derën partnerit të saj, 29 vjeç. Krejt papritur, ai hodhi mbi fytyrën e gruas së tij një acid të fortë, duke e lënë atë në agoni, ndërkohë që djali i tyre 5 -vjeçar flinte brenda.

Pas sulmit, Atsede vrapoi duke ulëritur për ndihmë nga fqinjët ndërsa i shoqi, autor i sulmit, u zhduk nëpër errësirë. Sulmi ishte aq i fortë, sa gruas i duhet të ushqehet dhe të pijë përmes një tubi dhe ajo e kalon gjithë ditën duke qarë, një nga gjërat e pakta që arrin të bëjë.

Dy muaj më vonë, Atsede ndjen ende dhimbje, goja e saj është shkrirë kështu që ajo nuk mund të flasë, syri i majtë i është verbuar dhe ka rrezik të madh për të humbur shikimin plotësisht./tvklan.al