Pas një hetimi 2-mujor policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “WEITING”. Në kuadër të tij u bë i mundur arrrestimi i dy personave, Sadik Curraj, 48 vjeç, banues në Grumire Malësi e Madhe dhe Nikoll Botinaj, 48 vjeç, banues në Xhan Malësi e Madhe, pasi gjatë kontrrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Sadik Curraj, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale;

  • një automatik model-56,
  • dy karikatore me fishekë,
  • 900 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Policia gjatë kontrrolleve të ushtruar në afërsi të banesave të 2 shtetasve në vendin e quajtur “Përroi i thatë”, në fshatin Zagore gjeti të kultivura dhe 5 parcela me 866 bimë narkotike të dyshuara Cannabis-Sattiva.

Asgjësimi i tyre u bë i mundur me anë të djegies.

Për Sadik Curraj rëndojnë akuzat e veprave penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, ndërsa në ngarkim Nikoll Botinaj akuza për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim./tvklan.al