Homazheve në nder të atyre që humbën jetën në sulmet terroriste të së martës, në Bruksel, u janë bashkuar edhe shqiptarë, të cilët kanë shprehur solidaritetin e tyre për 31 jetët e pafajshme që u shuan padrejtësisht.

Në këto foto të ardhura në redaksinë e

tvklan.al

, shihet flamuri shqiptar në sheshin ku qindra njerëz vendosën flamuj të vendeve të ndryshme, lule, qirinj e mesazhe në shenjë solidariteti.

Të shumtë kanë qenë shqiptarët të cilët u janë bashkuar homazheve në kryeqytetin belg.

Sulmet terroriste të së martës, në aeroportin ndërkombëtar të Brukselit, si dhe në stacionin e metrosë, i morën jetën 31 personave dhe u plagosën rreth 300 të tjerë. /tvklan.al