Një grua shtatzënë është e bindur se ka marrë një shenjë nga Zoti, pasi pretendon se në ekon e bebes të saj shfaqet imazhi i Jezu Krishtit.

Alexandra Meyer, po i tregonte miqve të saj imazhet me ultratinguj të vogëlushit ende në bark, kur njëri prej tyre dalloi një imazh të njohur në sfond.

Alexandra Meyer scan WFIE 2.jpg link: http://www.14news.com/story/31764349/divine-surprise-evansville-mom-shares-holy-ultrasound-picture?sf24667497=1

I bëmë një foto me telefon për ta parë më nga afër dhe është kaq i detajuar”,

tha ajo për WFIE, duke iu referuar imazhit të Jezusit në kryq. Sipas saj, figura e tij është lehtësisht e dallueshme.

Pasi i dha kohë vetes për të menduar se çfarë kuptimi mund të ketë, Alexandra tashmë mendon se e ka një përgjigjje.

Ajo shpejgon se ka patur një shtatzëni të vështirë dhe i është dashur të marrë ilaçe, ndaj dhe beson se kjo është një shenjë se gjithçka do të shkojë mirë.

Fotoja u publikua në Facebook dhe u bë virale në pak kohë./tvklan.al