Një grua nga Florida pësoi një reaksion tepër të rëndë alergjik, që e la me njërën buzë të tejfryrë, pas përdorimit të buzëkuqit.

Një ditë pasi Lili Cleopatra Maurice e kishte përdorur produktin e bukurisë, ajo u zgjua me buzën në këtë gjendje.

Gruaja u tmerrua kaq shumë sa vendosi ta ndante eksperiencën e saj të hidhur në internet, duke u bërë thirrje femrave që të bëjnë kujdes me produktet që përdorin.

Sipas “The Sun”, një mjek i tha se, nëse buza do të ishte fryrë më shumë gjatë natës, jeta e saj do të kishte qenë në rrezik.

Fotografitë e Lilit janë shpërndarë me shumë se 56 mijë herë në vetëm 6 ditë./tvklan.al