Këto foto të frikshme dhe të fuqishme gjithashtu, janë imazhe të krijuara për të paralajmëruar njerëzit për rrezikun e madh, që vjen nga sheqeri i tepërt.

Sa herë flitet për teprim me sheqerin, të gjithë mendojmë për prishjen e dhëmbëve dhe për probleme me format fizike, por problemi është shumë më i thellë se kaq.

Për të përçuar këtë mesazh një grafist nga Bankoku ka realizuar këto imazhe, duke përdorur pikërisht ëmbëlsirat, për të treguar se sa të rrezikshme mund të jenë ato për trupin tonë.

Sasitë e mëdha të sheqerit mund të shkaktojnë Diabet të tipit 2, i cili nëse nuk kontrrollohet si duhet, mund të shkaktojë disa efekt anësore, që nuk njihen mirë nga njerëzit.

Kështu rritja e sasisë së sheqerit, mund të çojë në dëmtimin e nervave dhe në një qarkullim të ulët të gjakut, në uljen e aftësisë së trupit për të gjetur infeksionet dhe në ngadalësimin e procesit të rikuperimit.

Me fjalë të tjera një dietë me sasi shumë të larta sheqeri, mund t’ju shkaktojë që nga ulçera, infeksionet e deri në prerjen e gjymtyrëve.

E pikërisht për të theksuar këtë aspekt të fundit, në bashkëpunim me Organizatën e Diabetit në Tailandë, Nattakong Jaengsem ka punuar grafikisht këto imazhe.

Qëllim është t’u tregojnë dhe të sensibilizojnë njerëzit për rrezikun, që i kanoset nga konsumimi i tepërt i këtyre ëmbësirave./tvklan.al