Një 33 – vjeçar shqiptar i akuzuar për aksident automobilistik me pasojë vdekjen është lënë në arrest shtëpie nga autoritetet italiane.

Bëhet fjalë për një aksident të ndodhur në Sandri Penna të Perugias më 26 Maj, ku humbi jetën një pensionist.

Nga përplasja mbeti i lënduar edhe vetë shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Ai qëndroi dy ditë në spital dhe tashmë është rikthyer në shtëpi ku do të qëndrojë në arrest, duke i shpëtuar kështu burgut.

Sipas mediave italiane, i riu nuk iu është përgjigjur pyetjeve të gjykatësit për shkak se gjendet ende nën shok. 33 – vjeçari ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit fatal, pasi po kthehej nga festa e ditëlindjes që miqtë e tij i kishin organizuar./tvklan.al