fushe kruje_7Shpërthimet me eksploziv në qytetin e Fushë- Krujës nuk kanë të ndalur.

Këtë herë në shënjestër ka qenë automjeti i Kryetarit të Bashkisë, Gjon Bardhi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 1 të mëngjësit në fshatin Larushk.

Nga të dhënat e deritanishme, mësohet se makina shpërtheu teksa ishte e parkuar jashtë shtëpisë ndërsa Bardhi ndodhej në dasmë tek fqinji i tij.

Policia lokale thotë se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar në njerëz.

tvklan.al