Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 03.20 të mëngjesit në lagjen “Kastrioti” në qytetin e Fushë-Krujës.

Tritoli është vendosur në një biznes lokal, një servis kompjuterash, që gjendet pranë qendrës së qytetit.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por gjatë shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Aktualisht policia ka marrë të pyetje pronarin e servisit, M.T.  60 vjeç,  për ta pyetur për konflikte të mundshme./tvklan.al