Skënderbeu u ndëshkua vetëm nga gabime individuale. Sipas ish kapitenit Bledi Shkëmbi, tashmë trajneri i Prizrenit, skuadra e tij e zemrës ishte përgatitur mirë taktikisht.

“Skënderbeu bëri një pjesë të parë të mirë. Ishte e përgatitur shumë mirë taktikisht për të ndaluar sulmet e ekipit të Dinamos. Mendoj që në pjesën më të madhe ia arritën qëllimit. Ndoshta me disa gabime individuale në mbrojtje, ku ekipi i Dinamos arriti të shënojë. Mendoj që pjesa e parë ishte pothuajse perfekt.”

Ish-mesfushori ka veçuar paraqitjen e njërit prej futbollistëve korçarë

“Do të veçoja Vangjelin që ishte vërtetë në një ditë të mirë ku në shumë raste arriti të ndalojë edhe sulmuesit e tjerë, ndoshta edhe nga gabimet e shokëve të tij, ariti të rikuperojë shumë topa.”

Ndoshta për mungesë përqendrimi të disa prej futbollistëve, Skënderbeu u ndëshkua që në fillim të pjesës së dytë

“Pjesa e dytë nuk prisja të fillonte aq keq për Skënderbeun. Por mendoj që nuk ishte një gabim taktik por të gjitha erdhën nga gabimet individuale të disa lojtarëve dhe ekipet që janë të përgatitur mirë si Dinamo e Kievit arrijnë të të ndëshkojnë. Skënderbeu në përgjithësi u paraqit mirë.”

Bledi Shkëmbi inkurajon korçarët që me rivalët e tjerë të grupit të ndihen si të barabartë

“Mendoj që Skënderbeu duhet të fitojë më shumë besim për të luajtur me dy rivalet e tjera, dhe pse jo për tu mundur. Shpresoj që me Young Boys ose Partizanin e Beogradit, Skënderbeu nuk ka asnjë diferencë.”

Pas golit të Gjergj Muzakës në pjesën e parë, Skënderbeu pësoi dy herë në fillim të pjesës së dytë dhe vuajti presingun e kundërshtarit duke shkaktuar edhe një 11-metërsh./Tv Klan