cezareDrejtuesit e Gallatasarait kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin Çezare Prandeli. Sipas mediave turke vendimi është marrë dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

Gallatasarai pas humbjes 2 – 0 të mërkurën me Anderletin e Besnik Hasit ka mbetur jashtë kupave të Europës. Nën drejtimin e Prandeli ekipi i njohur turk arrit të grumbullonte vetëm 1 pikë në 5 ndeshje të Çempions Ligë.

Kontrata e Çezare Prandeli zgjat deri në vitin 2017 me një pagë 4.5 milionë euro në sezon, por kjo faturë nuk e shqetëson drejtuesit e Gallatasarai. P

randeli nisi aventurën turke në korrik të këtij viti duke zëvendësuar një tjetër Italian, Roberto Mançinin.

Tv Klan