Sfida e veçantë mbahet të dielën e Pashkës

Kush e hedh më larg vezën e Pashkës. Kjo garë e veçantë është mbajtur edhe këtë të diel në qytetin perëndimor gjerman të Horhausen. Është viti i 36-të që zhvillohet një sfidë e tillë.

Të vegjël e të mëdhenj janë në garë për të theyr rekordin prej 73 metrash të hedhjes së vezës. Sfida është që veza të fluturojë sa më larg, por pa thyer lëvozhgën e pikturuar me ngjyra të ndryshme.

Thomas Schmidt – kryetar i Bashkisë së Horhausen: Rekordi është 73 metra. Sa i përket përgatitjes, ka mendime të ndryshme. Nuk ka një recetë të vetme për të gjithë, të gjithë e hedhin në një mënyrë të tyre.

Vezët që nuk mbijetojnë hedhjes përdoren si ushqim për shpendët. Në këtë garë të veçantë regjistron mbi 300 persona.

Tv Klan