Divorci me Mauricio Poketinon ka vënë në lëvizje Chelsea. Blutë e Londrës po kërkojnë për trajnerin e ri për skuadrën, garë që pritet të jetë me të vërtetë shumë e ashpër. Plot 8 emra gjenden në listën paraprake të dëshirave të drejtuesve anglez, të cilët si objektiv do të kenë rikthimin e Chelsea në nivele të larta. Mes profileve që kanë interesin e londinezëve gjenden edhe trajner surprizë, por që kanë bërë mirë në sezonin aktual.

Dominimi i Leverkusen la në hije arritjen e Shtutgartit. Protagonist në këtë sukses ka padyshim Sebastian Hënes. Në sezonin e tij të parë me klubin, 42-vjeçari e kualifikoi Shtutgartin në Champions League, madje duke grumbulluar më shumë pikë se Bayern Munich. Hënes ka refuzuar interesin e bavarezëve, por një projekt jashtë Bundesligës mund të ketë përgjigje pozitive.  

Për një pjesë të madhe të sezonit edhe Zhirona tentoi titullin në La Liga dhe kjo për shkak të Mishel. Trajneri ka tërhequr vëmendjen me stilin e lojës, mes të cilëve edhe Chelsea. Financiarisht, Zhirona nuk ka asnjë shans për të konkuruar me londinezët dhe në rast se Mishel është i interesuar për të marrë drejtimin, “Blutë” do ta kishin të lehtë për të firmosur me 48-vjeçarit. Në mesin e alternativave gjenden edhe profile interesante si Visent Kompani, Tomas Tuhel dhe Roberto de Zerbi.

Klan News