Garohet edhe vetëm për flamurin



Shqipëria e humbi mundësinë e përfaqësimit në botërorin e atletikës pasi Luiza Gega u dëmtua. Por atleti nga Botswana, Isaac Makwala, u paraqit në pistë edhe pse i sëmurë. Një natë më parë ai ishte ndjerë keq me simptoma të një viroze gastrointestinale.

Stafi mjekësor i Botërorit të Atletikës e izoloi sportistin ashtu siç kishte bërë edhe me disa të tjerë, me qëllim që viroza të mos përhapej. Pas skadimit të karantinës, doli në pistë.

“Jam i zhgënjyer dhe me zemër të thyer. Unë vërtetë u ndjeva keq, por mjekët nuk më lejuan të garoj pasi dyshuan se kisha virozë dhe më izoluan pa më bërë asnjë analizë”, shprehet ai.

Atleti humbi garën e tij të 400 metrave, por vazhdoi sfidën në atë të 200 metrave që nuk ka qenë gjithnjë gara e tij. I vetëm në pistën e stadiumit Olimpik të Londrës, Makwala u kualifikua për finalen e 200 metrave.

Atleti duhej të kapte kohën 20 sekonda e 53 të qindtat, por arriti të përfundojë vrapimin e tij kualifikues 20 sekonda e 20 të qindtat nën mbështetjen e zhurmshme të publikut. Në finale Makwala u rendit i gjashti. TV KLAN

Kategori
SportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*