Kafeneja gati 1-shekullore në lagjen Shibuya të Tokios i ka “mbijetuar” ndryshimeve të kohës. Në kafenenë “Lion”, të gjitha ulëset kanë një drejtim, drejt 2 altoparlantëve gjigantë në mur. Është një nga të paktat e mbetura të asaj që quhet “Meikyoku Kissa” në Japoni, ose kafene kryevepra.

“Meikyoku Kissa është një vend që luan muzikë klasike, ku klientët mund të dëgjojnë muzikë, të pinë një pije dhe të pushojnë,” thotë Naoya Yamadera, menaxheri aktual i Lion Cafe.

Babai i tij, Yanosuke Yamadera, ndërtoi origjinalin e kafenesë në vitin 1926 që u dogj gjatë sulmeve ajrore të Luftës së Dytë Botërore dhe u rindërtua e u zgjerua në vitet 1950, dekor i frymëzuar nga stili i tij origjinal barok evropian.

Përtej fasadës së saj me mure guri, pjesa e brendshme e kafenesë është e ndriçuar pak, si dhe e mobiluar me dru të errët. Ndryshe nga shumica e kafeneve, të folurit në celular aty është i ndaluar.  Kur u pyet për të shpjeguar pse të gjitha ulëset përballen vetëm me një drejtim, Yamadera thotë se kjo i lejon ata të ofrojnë një përvojë koncertesh më realiste, sikur të përballen me një orkestër të vërtetë.

“Është krijuar për t’ju zhytur në imazhin e dëgjimit të një shfaqje orkestrale,” thotë ai.

Amadera thotë se ai e kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë në kafene. Ai iu bashkua stafit kur ishte në shkollën e mesme, duke filluar si pjatalarës. Përgjatë viteve kafeneja ka ndryshuar shumë pak, gjë që Yamadera mendon se është sharmi i saj më i madh.

“Për klientët e vjetër që ishin në Tokio si studentë dhe më pas shkuan në fshat, ata kthehen këtu për pas 30, 40 ose 50 vjet. Dyqani është ende i pandryshuar pas një kohe kaq të gjatë. Klientët largohen me një ndjenjë të mirë dhe kjo është e mira e kësaj kafeneje”, tregon ai.

Amadera thotë se disa nga klientët e tyre më të vjetër e kanë vizituar kafenenë për më shumë se gjashtë dekada./tvklan.al