Mideast Israel PalestiniansOrganizata humanitare britanike Oxfam ka deklaruar se furnizimi me ujë të pijshëm dhe ushqime i Rripit të Gazës është në nivelin e vet më kritik.

Veçanërisht, rrjeti i ujësjellës-kanalizimeve ka pësuar dëmtime të rëndë për shkak të biombardimeve izraleite, ndërsa janë verifikuar edhe raste të helmimit për këtë arsye.

Nga ana tjetër, vijon operacioni për shkatërrimin e organizatës militante Hamas që e kontrollon këtë territor.

Në total numri i viktimave në rradhët e palestinezëve ka shkuar në 796 prej 17 ditë luftimesh dhe mbi 140 mijë të tjerë janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Tv Klan