Një foshnjë e cila u shpërua nga barku i nënës së saj të vdekur pak ditë më parë në Gaza ka ndërruar jetë.

Vogëlushja kishte disa ditë që qëndronte në inkubator. Foshnja e cila mori emrin e nënës së ndjerë u lind me prerje cezariane në një spital në Rafah pak pas mesnatës të së dielës.

E ëma ishte 7 muajshe e gjysëm shtatzënë kur sulmet ajrore të Tel Avivit goditën banesën e familjes së saj gjatë mesnatës të së shtunës, ndërsa bashkëshorti i saj dhe vajza e tyre 3-vjeçare ishin në gjumë.

Të gjithë anëtarët e familjes ndërruan jetë, por foshnja ishte ende gjallë në barkun e nënës së saj kur punonjësit e shpëtimit mbërritën në vendngjarje.

Numri i civilëve të vrarë nxjerr në pah anën më të tmerrshme të luftës në Gaza që ka nisur që kur Hamasi filloi sulmin e tij ndaj Izraelit më 7 tetor. Foshnja ishte mes 18 fëmijëve të vrarë në dy sulme ajrore në Rafah gjatë fundjavës.

Klan News