Ky që shihni në foto është shqiptari më i kërkuar në Britaninë e Madhe. Ai quhet Genci Koburi, 43 – vjeç.

Fotoja e tij u publikua nga televizionin britanik BBC, në emisionin ‘Crimewatch’, si edhe është në listën e personave më të kërkuar nga policia e Manchesterit.

BBC shkruan se Genci Koburi ka identitet të trefishtë. Ai njihet ndryshe edhe si Ari Goburi e Aleksis Kordaas. Policia e Mancheterit njofton se ai ka njohje në disa nga zonat kryesrore të qytetit.

genci KOburi

Autoritetet britanike kërkojnë ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij pasi konsiderohet një person i rrezikshëm.

43 – vjeçari u arrestua pas një sherri në një lokal nate në Manchester, në Maj të vitit të kaluar, ku 3 persona mbetën të plagosur rëndë.

Shqiptari u lirua dhe po hetohej në gjendje të lirë, pasi pagoi një garanci, por më pas u zhduk.

Tv Klan