Filmi i tij i fundi “Money Monster” ku interpreton së bashku me aktoren Julia Roberts, do të jetë pjesë e edicionin të këtij viti të festivalit ndërkombëtar të flimit në Kanë.

Kjo ka bërë që George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal, të mbërrijnë në hotelin me 5 yje, “Hôtel du Cap-Eden-Roc in Antibes”, në Francë.

Çifti është fotografuar gjatë pritjes së ngrohtë që i kanë rezervuar organizarët, pasi ata kanë zbritur nga një Mercedes i zi luksoz.

Amal si gjithmonë ka spikatur me një paraqitje shumë elegante dhe shik, ndërsa Clooney ka qenë i veshur më sportiv me një xhaketë lëkure.

Ditët e fundit, qytet francez është bërë kryeqendra e personazheve të njohur, që kanë mbërritur për të qenë pjesë e edicionit të 69-të, të këtij festivali./tvklan.al